Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë diskutimeve dhe kundërshtimeve, është vendosur në shkollën “Fan Noli” stoli përkujtimor i Martin Canit. Pas vendosjes së stolit janë vendosur edhe lule për vogëlushin që u vra nga bashkëmoshatari. “Sot, falë përpjekjeve të vazhdueshme të Grupimit “Prindër për Arsim Cilësor”, u vendos më në fund stoli përkujtimor në ambientet e shkollës “Fan Noli” në kujtim të Martin Canit. Ky stol nuk është vetëm një simbol kujtese, por edhe një mesazh reflektimi dhe përgjegjësie për të gjithë komunitetin shkollor dhe më gjerë. Stoli do të qëndrojë si një kujtesë e përhershme për brezat e nxënësve që do të vinë dhe angazhimit për një arsim më të sigurt e më cilësor për fëmijët tanë”, thuhet në postim.