Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Në segmentin alternativ Lozhan- Moglicë që Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi këtë të shtunë për kalimin e autoveturave pas bllokimit të rrugës Librazhd- Prrenjas, kanë mbetur të bllokuar tre trajlera. Mësohet se trajlerat e bllokuar kanë paralizuar edhe lëvizjen e mjeteve të vogla. Sjellim ndërmend se ARRSH njoftoi mesditën e sotme se kishte ndaluar qarkullimin e të gjitha makinave në segmentin Librazhd-Pogradec, për arsye sigurie pas vlerësimit në terren të gjendjes në vendin e quajtur Arrat e Gurrës ku ka patur rrëshqitje dherash. Megjithatë, u njoftua se drejtuesit e mjeteve mund të ndiqnin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Elbasan dhe anasjelltas për të arritur në destinacionet e tyre. Mjetet e tonazhit të rëndë u lejuan nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment, edhe pse u njoftua që...