Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura ne fshatin Ferras , ka nisur që prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Grupet e punës në terren po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga uji në banesa, orendi dhe infrastrukturë, në një proces që sipas autoriteteve vendore është kompleks dhe kërkon kohë. Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Bashkisë Fier, Nusret Avdullai, theksoi se verifikimi i dëmeve nuk është një proces i lehtë dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë me banorët e prekur nga përmbytjet. Ai apeloi për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, sidomos gjatë njoftimeve paraprake për rrezikun dhe marrjen e masave mbrojtëse. Sipas Avdullait, thirrjet për evakuim nuk bëhen rastësisht, por bazohen në vlerësime dhe rreziqe...