Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Rruga e Thethit është aktualisht e hapur për qarkullimin e mjeteve, pas një mbylljeje të përkohshme për shkak të rrezikut nga ortekët. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se ky aks është tashmë i kalueshëm për automjetet. ARRSH njoftoi sot se pas reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, ishte prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës. Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, ARRSH thekson se do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish. Sipas ARRSH-së, qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën...