Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç
Pas gati 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria po bën skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Mbështetja financiare nuk do të jetë vetëm një pagesë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim, por vlerat ende nuk janë finalizuar. Kjo skemë e re e premtuar gjatë fushatës elektorale nga kryeministri Edi Rama pritej që të ishte pjesë e buxhetit të këtij viti. “Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama...
Burimi:
javanews.al