Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Yemperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.