Parashikimi i motit për ditën e enjte
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius. Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje...
Burimi:
javanews.al