“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftuar se aksi rrugor Librazhd-Prrenjas do të bllokohet, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Në njoftimin zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës. “Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë...