Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

“Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së. Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. Sipas tij, shumë subjekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, në zbatim të ligjit.