Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i vitit 2023 reduktoi me të paktën 400 mijë numrin e banorëve në vend, çka bëri që treguesit për frymë të kërcejnë për shkak të reduktimit të popullsisë. Kjo bëri që dhe raporti i numrit të automjeteve të pasagjerëve në raport me popullsisë të kërcejë në 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 232 që ishte ky tregues në 2022-n, para Censit. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, ku raportohen të gjitha shtetet e Europës. Pavarësisht rritjes, që në pjesën më të madhe i dedikohet rregullimit statistikor të popullsisë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me numrit më të ulët...
Burimi:
javanews.al