Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Tregu i “5 Majit” në Tiranë është shkrumbuar plotësisht pas zjarrit masiv që përfshiu të gjithë kapanonet mbrëmjen e djeshme më 8 janar për shkaqe ende të pakonfirmuara zyrtarisht, por që dyshohet se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike. Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë kanë mbetur vetëm llamarina dhe rrënojat e kapanoneve të tregtarëve, të cilët kanë deklaruar se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty. “Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Malli është më tepër se 200 milionë lekë, unë më i vogli, po të tjerët që kanë më shumë. Unë tregtoja çorape dhe geta, streçe, veshmbathje. Unë kisha një, vajza kishte dy, u dogj komplet, ka katër kontejnerë brenda” u shpreh Ferdinant Martaneshi...