Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe në Zvërnec, të tërhequr pas. Një pjesë e rërës, poshtë tij, ka dal në sipërfaqe, duke të dhuruar një imazh të vecantë.  Zbatica shkaktohet gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës.  Por ajo sigurisht mund të shkaktohet edhe nga forca tërheqëse e diellit, por për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës.  Baticat dhe zbaticat këto lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit botërorë quhen me një emër të përbashkët fazat e detit.