Pamje dramatike nga rrëshqitja e dheut në Vlorë, mali “fshin” rrugën, izolohen dhjetëra familje

Pamje dramatike nga rrëshqitja e dheut në Vlorë, mali “fshin” rrugën, izolohen dhjetëra familje

Situata e motit të keq ka marrë përmasa dramatike në zonën e Lumit të Vlorës. Pamje tronditëse të publikuara së fundmi tregojnë momentin kur një masiv i tërë shkëmbor shkëputet nga mali, duke marrë me vete dhe duke zhdukur plotësisht trasenë e rrugës në aksin Matogjin-Bashaj. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të zakonshëm, por për një shembje totale të infrastrukturës. Siç shihet nga pamjet, rruga e automjeteve është zhdukur në humnerë së bashku me faqen e malit, duke e bërë zonën të pakalueshme jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët. Pasojat janë kritike për banorët e zonës. Raportohet se dhjetëra familje kanë mbetur të izoluara totalisht, pa asnjë mundësi komunikimi apo lëvizjeje drejt qendrave urbane. Kjo shembje e bën të pamundur edhe ndërhyrjen...