OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët
“Europa është rajoni më i keq përsa i përket konsumit të duhanit. Sipas OBSH-së, parashikohet që deri në vitin 2030 ky rajon të vijojë të mbajë trendet më të larta të duhanpirjes në popullatë, dhe kjo është më alarmante tek gratë dhe adoleshentët. Një trend shqetësues që vihet re edhe në Shqipëri”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi. “Vlerësimet e fundit tregojnë se rreth 38% e popullatës është duhanpirëse. Rreth ¼ e përdoruesve të duhanit janë femra, dhe rreth ¾ meshkuj”, thotë Naun Sinani, ekspert i ISHP. “Raporti i fundit i OBSH-së tregon se 19% e të rinjve në Shqipëri janë përdorues të duhanit. Por tendenca në rritje është më shumë tek cigaret elektronike”, shprehet gazetarja Dorezi. Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, dy herë më të larta...
Burimi:
javanews.al