Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)
Më 12 shkurt 2026, në orën 8 të mëngjesit, u nda nga jeta Doktor Profesor Titi Tamburi – një figurë e shquar e mjekësisë shqiptare, një pedagog i përkushtuar dhe mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe. Largimi i tij shënon humbjen e një profesionisti të rrallë dhe të një personaliteti që e jetoi jetën me dinjitet, përkushtim dhe dashuri të thellë për njerëzit dhe për Shqipërinë. Titi Tamburi lindi më 2 dhjetor 1944 në Përmet, në një familje atdhetare që i rrënjosi që herët ndjenjën e përgjegjësisë dhe dashurisë për vendin. U rrit dhe u edukua në Tiranë, ku do të ndërtonte themelet e një karriere të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale. Që në fillimet e tij si mjek neurolog dhe lektor universitar,...
Burimi:
javanews.al