Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata, ka nisur rimodelimi i hyrjes dhe i sistemeve të sigurisë në ambientet e SPAK dhe GJKKO. Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kontrollit të hyrjeve dhe të mjeteve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, stafeve dhe qytetarëve që vizitojnë gjykatën. Ky proces vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte apeluar për kushte më të sigurta pune, duke kërkuar rritje të parametrave të mbrojtjes në institucione. Në një deklaratë më 22 dhjetor 2025 Shoqata e Gjyqtarëve shprehen se kontrolli i personave kryhet nga punonjës të patrajnuar, mungojnë pajisjet e sigurisë, ndarja funksionale e ambienteve dhe personeli i dedikuar për ruajtjen e rendit gjatë seancave gjyqësore.