Ngricat ‘paralizuan’ aksin Librazhd-Prrenjas, normaliteti kthehet pas 15 orësh
Pas një dite të tërë me vështirësi dje në 2 janar, që nisi në orët e para të mëngjesit dhe zgjati deri vonë në mbrëmje, aksi kombëtar Elbasan–Librazhd–Përrenjas ka rifilluar funksionimin normal. Kushtet ekstreme të motit, me ngrica të forta dhe reshje dëbore, shkaktuan paralizimin e qarkullimit, duke lënë për orë të tëra në rrugë mijëra automjete dhe një numër shumë të madh udhëtarësh. Vështirësitë më të mëdha u shfaqën në zonat problematike të njohura për rrezikun nga akulli, si kthesat e Murrashit, Dragostunjës dhe Pishkashit. Në këto segmente, mungesa e ndërhyrjeve të menjëhershme për trajtimin e rrugës bëri që lëvizja të ndalej pothuajse plotësisht. Kolonat e mjeteve u shtrinë për dhjetëra kilometra, nga Fushë Labinoti deri në afërsi të Urës së Bushtricës, duke krijuar...
Burimi:
javanews.al