Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike
Nga shëndetësia e telekomunikacioni, te energjia apo arsimi, bashkë me bankat dhe furnizmimin me ujë të pijshëm. Vitin e shkuar 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Sipas të dhënave nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, këto të dhëna të vjedhura nga hakerat mund të shfrytëzohen për akses të paautorizuar në sisteme, platforma apo shërbime digjitale. Shahin Dokuzi, ekspert IT, shprehet: “Marrim si shembull shëndetësinë. Databazat e këtij sektori gjenden në e-Albania. Nëse ndodh një sulm kibernetik, ashtu siç ndodhi, mjekët, qytetarët dhe institucioni nuk do të kenë ura lidhëse”. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, pjesa më e madhe e sulmeve kibernetike vitin e shkuar ishin të llojeve “Phishing”, “Malware” dhe “DoS”, i cili u përdor...
Burimi:
javanews.al