Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi këtë të mërkurë, 21 janar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal. Këtë paketë, Lamallari e cilësoi si një reformë strategjike për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë publike dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ministri theksoi se projektligji nuk është një ndërhyrje thjesht teknike, por rezultat i një analize të thelluar të problematikave reale në terren dhe i harmonizimit të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Siç u shpreh Lamallari, ndryshimet përafrojnë legjislacionin penal shqiptar me shtatë instrumente kyçe të BE-së, duke forcuar luftën kundër pastrimit të parave, trafikimit të drogës dhe...
Burimi:
javanews.al