Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë” dhe “Shefit të Komisariatit” në disa drejtorive dhe komisariate të vendit, me qëllim promovimin e personelit me aftësi të larta, integritet dhe rezultate profesionale.  Në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, konkurset janë hapur për pozicionet e mëposhtme:  -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit të drejtorit aktual në një DVP tjetër.  -Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të punonjësit të përzgjedhur më parë.  Faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 22 janar 2026.  Për sa i përket pozicioneve të shefave të komisariateve, thirrjet janë hapur për:  -Komisariati i Policisë Fier dhe Lushnjë (DVP Fier)  -Komisariati i...