Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri
Ekspertja e edukimit dhe trajnimit, Gladiola Dona, ka theksuar se tregu i punës në Shqipëri po kalon një proces vetërregullimi, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt profesioneve dhe zanateve praktike. E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, Dona u shpreh se mbingopja me diploma universitare, veçanërisht në juridik dhe ekonomi, si dhe emigrimi i teknikëve, kanë rritur kërkesën për profesionistë të kualifikuar, duke sjellë paga më të larta dhe mundësi më të shpejta punësimi në sektorët teknikë. “Tregu po vetë rregullohet. Ne vijmë nga një sistem pak i prishur, i shformuar. Kemi prodhuar shumë juristë dhe shumë ekonomistë. Gjatë vitit 2010-2015 u hapën universitet pa fund, të cilat dhanë diploma jo shumë cilësore dhe po mendoj që tregu po vetë rregullohet tani drejt...
Burimi:
javanews.al