Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App
“Tirana Parking” ka lançuar aplikacionin e saj zyrtar, si një mënyrë e ofrimit të shërbimeve të parkimit publik në kryeqytet. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Tiranës do të mund të marrin katër shërbime kryesore: –Aplikojnë online për kartën e rezidentit; –Aplikojnë për parkimet e rezervuara me pagesë; –Aplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkime; –Ndjekin statusin e aplikimeve dhe të kërkesave të tyre; Kjo platformë do të garantojë siguri për menaxhimin e të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik. Transparenca, reduktimi i procedurave fizike dhe përmirësimi i përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike, janë ndër elementët kryesorë të “Tirana Parking”.
Burimi:
javanews.al