Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, ku kryesojnë vendet aziatike. Aktualisht në Shqipëri jetojnë rreth 27 mijë të huaj, ndërkohë që vetëm vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare janë bërë 19.321 aplikime për leje qëndrimi, nga të cilat 16.651 janë miratuar, një pjesë janë ende në proces dhe vetëm 343 janë refuzuar. Nga këto aplikime më shumë se 13.300 janë për arsye punësimi, ndjekur nga 2.583 për bashkim familjar. Shtetet që po njohin rritjen më të madhe të aplikimeve janë India, Nepali, Filipinet, Egjipti dhe Mianmar. Deri më tani punonjësit e huaj dominojnë në sektorë si industria e peshkimit, ndërtim, fasoneri dhe turizmi, fusha që po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të...