Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Ndërsa Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse si destinacion për turistët e huaj, një tjetër tendencë shikohet tek një pjesë e shqiptarëve që preferojnë të festojnë festat jashtë Shqipërisë. Eksperti Arbër Ndreu flet për destinacionet më të kërkuara. “Në muajit dhjetor dhe janar, janë Vjena, Praga dhe destinacione të Italisë, ndërsa në destinacionet me autobus kryesisht janë vendet si gjithmonë rreth rajonit tonë siç është Greqia dhe Turqia.” Ndreu ndalet edhe te kërkesa për destinacionet shqiptare ashtu edhe trendet e reja. “Përgjithësisht pjesa më madhe e shqiptarëve zgjedhin rajonin tonë për shkak se kemi edhe vende që ofrojnë këto destinacione me borë që është Mali i Zi, kryesisht për destinacionet tona Korça, Voskopoja, Dardha, Thethi, Valbona që mbeten gjithmonë destinacionet më të frekuentuara nga...