Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej. Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit. “Reagimi i shpejtë, vendosmëria dhe guximi, padyshim profesionalizmi që dy kolegët tanë, inspektor Ermal Çeka dhe inspektori Eduard Saliko, treguan sot, janë provë e standardit të lartë që policia jonë përfaqëson. Të dy kolegët përballë një personi të armatosur, vepruan me vendosmëri dhe guxim, duke neutralizuar autorin. Këto janë veprime që...
Burimi:
javanews.al