Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë një mesazh këtë të shtunë, më 11 prill, drejtuar besimtarëve ortodoksë një ditë para të dielës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e paqes, faljes dhe forcës shpirtërore në një botë që, sipas tij, po përballet me konflikte dhe pasiguri të shumta. Në mesazhin e tij, titulluar “Paqja e Krishtit të Ngjallur në një botë të trazuar”, Kryepeshkopi ndalet tek fjalët e para të Krishtit të Ngjallur: “Paqe në ju”. Sipas tij, kjo paqe buron nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe shtrihet më pas në marrëdhëniet mes njerëzve. Mes rreshtash, kryepeshkopi thekson se bota sot përballet me luftëra, frikë dhe pasiguri, por mes kësaj “stuhie globale”, mesazhi i Krishtit mbetet i njëjtë: paqe dhe...