“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të
Dellora gjendet përballë vëllait të madh, Namikut, në “Shihemi në Gjyq” dhe i kërkon që të mbajë nënën e tyre të moshuar 90-vjeçare e të sëmurë me sklerozë. Në këtë moment, nëna ndodhet në Cangonj të Devollit, në shtëpinë e djalit të vogël, Aurelit. Atje jeton me familjen e tij dhe për të kujdeset nusja, Manjola. Sipas pretendimeve të Dellorës, nëna keqtrajtohet nga Manjola. Ajo thotë se vëllai, Aureli, ka marrë padrejtësisht shtëpinë dhe paratë e kursyera nga prindërit duke falsifikuar testamentin. Në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo zotohet se do ta ndihmojë Namikun, vetëm e vetëm që të mos e lërë nënën atje. Nga ana tjetër, Manjola ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje ndaj Namikut dhe ai e ka të pamundur...
Burimi:
javanews.al