Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE
Pa viza drejt 29 vendeve anëtare të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtare të BE-së… Ky lajm kishte ardhur me paralajmërimin se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova. Dhe, gjatë vitit të parë, më 2024, kishte ndodhur pikërisht kjo, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat. Trendi, megjithatë, ndryshoi në vitin e dytë të mundësisë së udhëtimit pa viza. Edhe pse janari i këtij viti shënoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian për një fillimvit, trendi ra dukshëm në muajt pasues. Në disa muaj, ky numër ishte madje më i ulët se në vitet para liberalizimit të vizave. Në parim, liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza...