Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini
Duke filluar nga 25 shkurti kushdo që planifikon të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk do ta marrë vizën të stampuar në pasaportë, por elektronikisht. Rregullat e reja u publikuan edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë, ku thuhet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet. Në një lidhje me “Dita Jonë” konsulenti i vizave Erjon Vogli dhe avokati Naim Hasani dhanë më tepër detaje mbi procesin e aplikimit. “Mbretëria e Bashkuar më 25 shkurt do të kalojë sistemin e emigracionit në mënyrë digjitale, vizat do të jenë elektronike e-visa, nuk do të jenë të stampuara në pasaportë. Duhet të krijohet llogaria në faqen zyrtare të shtetit anglez dhe aty do të aksesojnë vizën e tyre. Të gjitha proceset që kanë qenë nuk...
Burimi:
javanews.al