Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS
Deri më sot, Urdhri i Mbrojtjes për shumë gra në Shqipëri ka qenë thjesht një letër pa vlerë, që nuk e ndalonte dot dhunuesin të kthehej në shtëpi. Por, ndryshimet e reja ligjore që kanë mbërritur në Kuvend synojnë të vendosin një “polic digjital” mbi kokën e dhunuesit dhe të ndalojnë me ligj atë që quhet “pajtimi për hatër të fëmijëve”. Për rastet e rrezikut të lartë, dhunuesi do të mbajë në këmbë një GPS (pajisje monitorimi elektronike). Ky pajisje do të njoftojë policinë menjëherë nëse ai guxon të thyejë distancën e lejuar me viktimën. Një nga ndryshimet më radikale është ndalimi i pajtimit. Shpesh gratë tërhiqen nga denoncimi prej presionit të familjes apo rrethit social. Me ligjin e ri, gjyqtari nuk mund ta mbyllë...
Burimi:
javanews.al