Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi
Brenda 5 viteve, tekstet shkollore do të ndryshojnë në përgjigje të kritereve për anëtarësimin në bashkimin europian. Programet e reja mësimore janë miratuar nga Ministria e Arsimit, do të shërbejnë si udhëzues për hartuesit apo mësuesit për përditësimin e kurrikulave në kohë të ndryshme për nivele shkollore. Ekspertët sugjerojnë që në këtë fazë, ndryshimet të jenë në përputhje me realitetin e nxënësve shqiptarë. “Ato ndryshime kurrikulare që vijnë me rekomandimin e BE-së, të mos jenë thjesht një përshtatje me tekstet që vendet europiane kanë, mos të jenë thjesht një kopje të sistemeve të tyre, por ne mendoj se i kemi të gjitha burimet njerëzore dhe intelektuale për të krijuar një sistem tonin shqiptar”, tha Irsa Ruçi- eksperte arsimi. Dokumentet orientojnë arsimtarët të përfshijnë internetin në...
Burimi:
javanews.al