Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit
Emërime të reja janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë. Mariglen Duçi është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, ndërsa Besmir Dervishi ka marrë detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë. Ndërkohë, Ervis Gjoshi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër, ndërsa Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.