Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

Zv.ministrja e Arsimit, Orjana Osmani në “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka sqaruar të gjitha ndryshimet që ka pësuar Matura Shtetërore 2026. Osmani bëri me dije se nxënësit të cilët rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë vitit shkollor, do t’iu nënshtrohen provimeve të sezonit të vjeshtës dhe vetëm pas marrjes së tyre do hyjnë në Maturën Shtetërore. Ndërsa nxënësit që do të jenë mbetës në tre provime dhe nuk do arrijnë t’i marrin dot, do të duhet të përsërisin vitin shkollor. “Rregullorja e Maturës Shtetërore pothuajse gjatë gjithë viteve përjeton ndryshime për të përmirësuar procesin e maturës. Ajo që vihet re këtë vit, ka të bëjë me komunikimin publik të nxënësve që nuk e marrin Maturën Shtetërore në momentin që mbeten mbetës në 1-2 apo 3...