Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar
Drejtuesi i Agjensisë së Sigurimit të cilësisë për arsimin parauniversitar thekson se deri në vitin 2029, po punohet që kurrikula shkollore të përafrohet me standardet europiane, ndërsa në shtator 2026 pritet të hyjnë në përdorim tekstet e përditësuara për klasat 1, 6 dhe 10. “Përsa i përket teksteve ne do të kalojmë në dy procese. Me përditësimin e klasës së parë, gjashtë dhe dhjetë, që në shtator të 2026 ne të kemi të përditësuar rreth 140 tekste të të gjitha lëndëve dhe nga ana tjetër do të kemi tekste të reja për qytetarinë dhe gjuhën shqipe në klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë.ne kemi punuar me ekspertizën më të mirë për të përforcuar pjesët e identitetit kombëtar, gjuha shqipe është një aset. Vijojmë me përditësime...
Burimi:
javanews.al