Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të saj.  Po ashtu në njoftim shkruhet se Brunilda gjatë gjithë karrierës së saj dha një kontribut të çmuar dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të Mikrofinancës, duke qenë një ambasadore e palodhur e rolit të kësaj shoqate në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.  Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të Brunildës.  Njoftimi i Mikrofinanca Shqiptare:  Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës.  Brunilda ishte një kolege shumë e dashur, një profesioniste e shkëlqyer...