Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

Nuk duket se ka shenja për një lehtësim të trafikut në vend. Pavarësisht rritjes së çmimeve të karburanteve dhe tensioneve ndërkombëtare, interesi i qytetarëve për të blerë automjete vazhdon të mbetet i lartë. Gjatë muajit mars u regjistrua një numër rekord automjetesh të reja, me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në nivel 3-mujori, tendenca paraqitet në rritje, megjithëse janari shënoi një rënie të lehtë, e cila u kompensua nga shtimi i fortë i regjistrimeve në muajt pasues. Në 3 muajt e parë të vitit, në rrugët e vendit janë shtuar dhjetëra mijëra automjete, kryesisht autovetura. Pjesa dërrmuese e tyre funksionon me karburante tradicionale, ndonëse çmimet e tyre kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajit mars....