Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë
Dalja e ujërave të Vjosës nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Fier dhe Mallakastër, duke lënë qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa nën ujë. Situata më e rëndë është në fshatin Ferras, ku pothuajse gjysma e fshatit është e mbuluar nga uji. Përmbytja i ka gjetur banorët tërësisht të papërgatitur, sikurse tregojnë për gazetaren e RTSH , Laureta Roshi, banorët shprehet se “na erdhi lumi menjëherë, nuk e prisnim. Zumë dyert, por kaloi mbi 1 metër, kaloi mbi pritën që kishin bërë. Nuk po na shikojnë me sy. Ushqimet e mia janë nën ujë. Kuzhina ka rënë nga lagështira”, rrëfen një banor i zonës, duke treguar dëshpërimin e tij. Ajo tregon se shumë familje nuk u larguan nga banesat, edhe pse niveli...