“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste
Nis rënia e kurbës së infektimeve të qytetarëve me virusin e gripit, ku tanimë edhe Instituti i Shëndetit Publik e deklaron se, përveç dy nën-tipeve të virusit A: H1 dhe H3, ka qarkulluar edhe nënvarianti K, i cili karakterizohet nga simptoma disi më të rënda dhe me infektueshmëri të lartë. Ekspertët e shëndetit publik thonë se piku i qarkullimit ka kaluar, ndonëse ka ende qarkullim dhe jo vetëm të gripit. Ekspert i shëndetit publik, Artan Simaku shprehet: “Nuk jemi më në pikun e qarkullimit. Ka një rënie të kurbës, pasi nga 18 500 raste që u raportuan një javë më parë, këtë javë u raportuan 15 900”. Në vendin tonë, përveç gripit, është duke qarkulluar edhe Covid, virusi respirator sinsicial tek foshnjat dhe viroza të...
Burimi:
javanews.al