Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Ditën e diel (25 janar), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët ku do të lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me...