Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës (të larta transparente). Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.