Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

Ditën e sotme (18 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës. Ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë.