Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Sipas SHMU-së, në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës do të ketë reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje do të ketë reshje dëbore me intensitet...








