Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Ditën e enjte (12 mars), vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 1 ballë.