Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

Gjatë kësaj jave, e premtja është dita me më shumë reshje shiu, për shkak të intensitetit të lartë të tyre pothuajse gjatë gjithë ditës, në disa qarqe. Por ndryshe do të paraqitet fundjava, ku më së shumti do të mbizotërojnë kthjellimet dhe koha me diell. “Dita e shtunë mbetet me vranësira të shpeshta që do të krijojnë mundësi për reshje të pakta që do jenë prezente edhe gjatë ditës së shtunë. Ditën e diel do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, do kemi kthjellim të motit”, tha Hakil Osmani nga “Meteoalb”. Ndërkohë që temperaturat në fundjavë do të pësojnë ulje, duke bërë që vlerat minimale të zbresin edhe në vlera negative, duke shkaktuar prezencë të ngricave në disa akse. “Do të kemi rënie të...