Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin
Nën rrezet e një dielli të ngrohtë pranveror dhe me temperatura që kanë arritur deri në 20 gradë Celsius, shumë vizitorë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën buzë detit Adriatik. Siç duket edhe në këto pamje, shëtitorja dhe bregu i rërës janë mbushur me familjarë, të rinj dhe grupe miqsh që shijojnë ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron deti në këtë periudhë të vitit. Si gjithmonë, një pjesë e konsiderueshme e pushuesve janë shqiptarë nga Kosova, të cilët mbeten ndër vizitorët më besnikë të kësaj zone në çdo stinë të vitit. Pavarësisht se temperaturat e ujit janë ende të freskëta, nuk kanë munguar as më të guximshmit, të cilët kanë vendosur të sfidojnë detin duke u larë.
Burimi:
javanews.al