Moti i keq/ Vengu: Në Durrës evakuuam 305 banorë, ka nisur evidentimi i dëmeve. Nuk jemi ende jashtë rreziku…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një përditësim të situatës së problematikave të shkaktuara nga reshjet e shiut në vend. Në një intervistë për RTSH, Vengu, i cili po ndjek nga afër situatën në Durrës, tha se operacionet e emergjencave civile vijojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Vengu theksoi se përpjekjet kryesore kanë qenë jo vetëm në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe infrastrukturës kritike, por edhe punën e pandërprerë për largimin e prezencës së ujit nga zonat e banuara. “Jemi në Durrës ku operacioni i emergjencave civile, bashkisë, prefektit dhe FA kanë përqendruar punën e tyre në terren. E gjithë përpjekja jonë është e përqendruar te zonat e banuara për të bërë të mundur largimin e ujit kryesisht në zonën...
Burimi:
javanews.al