Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës njofton se, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, nisja e trageteve e planifikuar për mbrëmjen e sotme është shtyrë. Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të zhvillohet mbrëmjen e sotme sipas orarit të parashikuar, ndërsa nisja e trageteve do të realizohet më 5 shkurt, në orët e para të mëngjesit, pasi të qetësohen kushtet e motit. Udhëtarëve u kërkohet të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar.