Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore
Vendi ynë është përfshirë prej ditës së djeshme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore. IGJEO paralajmëron gjithashtu për përmbytje në qarqet e Vlorës dhe Kukësit. Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet Sot pasdite (e premte, 02 janar) dhe nesër (e shtunë, 03 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes...