Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..
Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike. Sipas OSHEE-së, fideri 9 në NST Lozhan është pjesërisht pa energji, duke prekur rreth 400 abonentë ruralë, ndërsa jashtë funksionit janë 5 kabina në zonat Leshec dhe Maliq–Opar si dhe 3 abonentë ruralë. Fideri 14 në NST Petrushë ka lënë pa energji zonat Dardhas, Prenisht dhe Grunjaz, me rreth 400 abonentë ruralë të prekur. Pa energji janë gjithashtu rreth 700 abonentë urbanë në zonat Garnizon, Goricë dhe Gurore të Pogradecit, të furnizuar nga fideri 20 “Ushtria” në NST Pogradec. Në zonën e Gurit të Kuq, fideri Potgozhan ka ndërprerë furnizimin për zonat Bishnicë, Jollë, Tallë dhe Lëngë, duke prekur rreth 100 abonentë ruralë....
Burimi:
javanews.al