Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Moti i keq në Shkodër/ Bie niveli në lumenj, prezencë uji në Obot. Bora mbulon Bogë-Theth
Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë mëngjesin e sotëm me rënien e intensitetit të reshjeve të shiut, teksa në zonat malore kanë vijuar reshjet e dëborës. Sipas emergjencave civile, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë. Ndërkohë që vazhdon mirëmbajtja e rrugëve dhe hedhja e kripës në aksin Bogë-Theth për shmangien e ngricave. Bashkia Shkodër Nga strukturat vendore nuk raportohen problematika të Emergjencave Civile. Në njësinë administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje dhe ndodhet nën kuotën kritike. Në Urën e Bahçallëkut,...